INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrni shembull! Ja cila është dhurata më e madhe e Shën Valentinit për Danjelin dhe Fotininë! [FOTO]

Merrni shembull! Ja cila është dhurata më e madhe e Shën Valentinit për Danjelin dhe Fotininë! [FOTO]

Publikuar më: 20:54 14-02-2018

Danjeli dhe Fotinia u bënë çift brenda shtëpisë së Big Brother, e lidhja e tyre sa vjen dhe u bë më e fortë brenda mureve të saj. Çifti zgjodhi të kurorzonte dashurinë e tyre gjatë spektaklit live të BB, ku të ftuar ishin vetëm banorët në sytë e miliona shikuesve, por pa praninë e të afërmve të tyre.

Duket se kjo martesë i solli shumë fat çiftit të ri, duke i bërë ata fitues të 100 milion lekëve. Ditën e sotme ata ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” dhe kur u pyetën nga Juli Krisafi se cila do të jetë dhurata që ata do t’i bëjnë njëri-tjetrit për Shën Valentin, përgjigja e tyre, thuajse njëzëri ka qenë “Dashuria që i japim njëri-tjetrit”.

Për Fotininë dashuria nuk shprehet me dhurata, por me gjeste të vogla në jetën e përditshme, e sipas saj këto janë gjerat që e bëjnë më të bukur një lidhje.

dhura.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416