Lori Hoxha është një nga personazhet më të komentuar të shoëbizit shqiptar dhe shumë e pëlqyer nga femrat. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan shumë momente nga jeta e saj e përditshme në rrjetet sociale si Instagram apo edhe në Snapchat. Përveç se një fashioniste e suksesshme, Lori qenka dhe një studente e mirë.
"E mbarova provimin për 7 minuta", shkruan Lori në postimin e saj në Snapchat duke treguar kështu se është një studente e dalluar. Fashion blogger-ja edhe më parë ka bërë postime duke mësuar gjatë provimeve dhe i gjithë përkushtimi që ajo ka ndaj mësimeve me siguri rezulton në nota të shkëlqyera.