INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrnin 700 Euro në këmbim të notës, Gjykata jep vendimin për dy pedagogët e Shkodrës

Merrnin 700 Euro në këmbim të notës, Gjykata jep vendimin për dy pedagogët e Shkodrës

Publikuar më: 18:43 24-11-2016

Dy pedagogët e arrestuar për korrupsion në Universitetin “Luigj Gurakuqi” janë vënë para gjykatës ditën e sotme. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike për dy pedagogët, si dhe vendosi garanci pasurore për këtë masë, duke kërkuar 500 mijë lekë për Roakin Daberdakun 53 vjeç dhe 7 mijë euro për Simon Lufin 44.

Dy pedagogët e arrestuar, akuzohen për korrupsion pasi u merrnin studentëve deri në 700 euro për një notë kaluese. Bashkë me ta u arrestuan edhe 6 persona të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit. Për 4 studentë, gjykata vendosi “detyrim paraqitje”, ndërsa për dy sekserët “arrest shtëpie”.

Article Logic
Execution time: 0.0030019283294678