INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merrte 200 Euro për të dhënë vërtetim për azil, Haki Çako urdhëron pezullimin nga detyra të inspektorit

Merrte 200 Euro për të dhënë vërtetim për azil, Haki Çako urdhëron pezullimin nga detyra të inspektorit

Publikuar më: 22:01 29-03-2017

Puna investigative e Fiks Fare zbuloi një
punonjës policie të Komisariatit të Policise nr. 1 në Tiranë,  i dyshuar për shkelje në detyrë. Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës, ju informojme se:
Drejtori i Policisë së Shtetit menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, Lek Marku, me gradën "inspektor".
Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale,  ka nisur hetimin disiplinor "për shkelje të rëndë".
Po në lidhje me këtë ngjarje, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të provuar nëse ka apo jo elementë të veprës penale.
Policia e Shtetit falënderon median dhe i fton ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve të Policisë me detyrën, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit.

Article Logic
Execution time: 0.0032210350036621