Si një nga vajzat më të komentuara të showbizz-it, Lori Hoxha nuk mund të mos rrëmbejë vëmendjen maksimale edhe për veshjen.
Zakonisht trashëgimtarja përflitet për jetën luksoze që bën. Por Lori nuk e ka problem të veshë edhe diçka jo të kushtueshme, nëse i pëlqen dhe i rri bukur.
Në faqen ku publikohen çmimet e veshjeve të VIP-ave ka postuar sa kushton edhe kjo veshje e Lorit që konsiston në 38 euro bodysuit dhe fundi 32 euro. Edhe me këtë veshje 70 euro, Lori duket po aq bukur dhe stil sa me një të tillë që do të kishte kushtuar 1000 euro.