INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes dashurisë dhe karrierës, Lori Hoxha ia thotë TROÇ 'atij' se PSE nuk do e zgjidhte!  [FOTO]

Mes dashurisë dhe karrierës, Lori Hoxha ia thotë TROÇ 'atij' se PSE nuk do e zgjidhte! [FOTO]

Publikuar më: 16:33 06-08-2020

Nëse do të zgjidhte mes dashurisë dhe karrierës, Lori Hoxha do të shkonte pas së dytës!

Kështu është shprehur fashionista në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka treguar edhe se është diplomuar që prej korrikut.

E vendosur mes dy zgjedhjesh, dashurisë dhe karrierës, Lori do të shkonte pas karrierës që do.

“Të dyja të ndihmojnë të rritesh, por nëse do të më duhej të zgjidhja do të shkoja pas karrierës që dua”, shprehet ajo në përgjigjen e saj në Instastory.

1-5.jpg

Megjithatë kjo nuk do të thotë se Lori nuk po mendon për dashurinë. Ndonëse nuk na ka treguar nëse është single apo në një lidhje, ajo e ka menduar dasmën e saj të ëndrrave që sigurisht do të mbahet në një nga vendet e preferuara në Itali, në Capri.

Por pavarësisht gjithçkaje që ka menduar, Lori shprehet se nuk do t’ia kalonte kurrsesi dasmës së motrës Sara me moderatorin Ledion Liço në liqenin e Como-s.

“Nuk mund t’ia kaloj Sarës, por mund të përpiqem në Capri”, shkruan Lori.

2-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032811164855957