Dafina dallon si një vajzë që e shpreh lirshëm atë që mendon dhe nuk ka aspak xhelozi.
Ajo nuk ishte vetë e pranishme në “Grammy”, por zgjodhi të preferuarën e saj mes dy shqiptareve të tjera që parakaluan në tapetin e kuq.
“Grammy” u komentua shumë si event por edhe vetë personazhet që ndodheshin aty. Ndër to, edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Elvana Gjata. Ishte hera e parë që kjo e fundit ishte e pranishme në një event të tillë me përmasa ndërkombëtare dhe pjesëmarrja e saj bëri mjaft bujë në mediat shqiptare. Ajo që u përfol ishte edhe paraqitja e dy vajzave ndaj edhe intv.al i vuri përballë duke shtruar pyetjen:"Elvana Gjata apo Dua Lipa, cila u prezantua më bukur në tapetin e kuq të Grammy Awards? Komentoni të preferuarën tuaj...
Dhe ndër komentuesit ka qenë edhe vetë këngëtarja, Dafina Zeqiri e cila tregoi zgjedhjen e saj me anë të një komenti të bërë në foton e postuar nga intv.al. Pyetjes se cila prej tyre u prezantua më mirë, Dafina i është përgjigjur duke shkruar thjesht “Dua”. Kjo ndoshta edhe nga marrëdhënia shoqërore që dy këngëtaret kanë me njëra-tjetrën.