Ajo është përfolur shpeshherë mbi një marrëdhënie me Justin Bieber, që nga viti 2005.
Por Kourtney Kardashian u fut me këmbët e veta në një ribashkim shumë të çuditshëm me superyllin e muzikës mbrëmjen e djeshme. Kourtney dhe Justin ndjekin të njëjtën kishe, dhe mbrëmë motra e madhe Kardashian kishte marrë të dashurin e saj më të ri në të njëjtin event fetar. Bukuroshja 38 vjeçare mori të dashurin shumë të vogël, 24 vjeçarin Younes Bendjima, ndërkohë që u drejtuan për kishën në Beverly Hills, ku edhe Justin ishte i pranishëm. Kjo po që do të ketë qenë e sikletshme, por ata janë njerëz të rritur. Me siguri do të dinë ta përballojnë.