Mozzik ishte i ftuar së fundmi në emisionin "NIN" në Klan Kosova ku gjatë intervistës foli për herë të parë edhe për ndarjen nga ish-bashkëshortja Loredana. Mozzik u shpreh se beson ende në dashuri dhe kur moderatori e pyeti nëse e sheh veten të martuar sërish Mozzik dhe një përgjigje që shumë nuk e prisnin.
"Në të ardhmen e afërt nuk e besoj se jam i fokusuar se jam i fokusuar tek karriera, por unë besoj në dashuri. Megjithatë nuk ma merr mendja që në të ardhmen e afërt mund ta shoh veten të martuar. Në të ardhmen e shoh veten me vajzën time duke e jetuar jetën më së miri", u përgjigj Mozziku.
Në rubrikën “Mozzik iu përgjigjet fansave”, reperi është dashur të zgjedh mes Kidës dhe Loredanës.
Kidën e ka shoqe shumë të mirë, por Mozzik zgjodhi Loredanën.