INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes lotësh, Arjan Konomi zbulon testamentin e Hueyda-s

Mes lotësh, Arjan Konomi zbulon testamentin e Hueyda-s

Publikuar më: 11:32 08-12-2021

Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, dy javë më parë. Miku i saj, Arjan Konomi, analisti i njohur, zbuloi mes lotëve në emisionin “Rudina” se ajo ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja.

“Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer. Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti”, tregoi ai.

Më tej, i pyetur rreth djalit të Hueydës, Arjani tregoi se vogëlushi po jeton me Thierry, babain adoptues, madje ky i fundit e ka dërguar në Disneyland.

“Gabrieli është me Thierry. E ka dërguar në Disnleyland ku do të kalonin disa ditë për t’i dhënë një sens tjetër për të vazhduar jetën me normalitetin pavarësisht se mungesën nuk ka për ta përmbushur asgjë”, shtoi Konomi.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166