Fati nuk ishte me Eugent Bushpepën por sido që të jetë shqiptarja tjetër Eleni Foureira me siguri që ka bërë shumë prej shumë të ndihen krenarë pasi fitoi vendin e dytë edhe pse përfaqësonte shtetin e Qipros.
Pas kompeticionit, Eleni bëri një deklaratë vërtet emocionuese për mediet ku u shpreh: “Vetëm lot gëzimi kam. Është një gjë e madhe kjo që ka ndodhur. Është e mrekullueshme. Ju faleminderit, por nuk e di nëse kjo është e mjaftueshme. Unë kam vetëm lot gëzimi”, u shpreh këngëtarja shqiptare pas fitores së vendit të dytë në finalen e Eurovisionit.
“Në kohën e votimit isha aq e lumtur dhe thashë me vete: “O Zot, nuk e besoj, ose e dyta ose e para dhe nuk munda ta besoja atë qe po ndodhte”, u shpreh ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.
Më poshtë ndiqni deklaratën e plotë të këngëtares për mediet greke pas përfundimit të Eurovisionit...