INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes lotësh ish-banorja e “Big Brother” rrëfen historinë e saj të abortit: ‘Barku im ishte mbushur me gjak’

Mes lotësh ish-banorja e “Big Brother” rrëfen historinë e saj të abortit: ‘Barku im ishte mbushur me gjak’

Publikuar më: 20:24 26-02-2021

Gerta Shino është një nga ish-banoret e “Big Brother”, që ka marrë akoma më shumë famë pas daljes nga shtëpia e madhe. Ajo ka qenë gjatë gjithë kohës shumë aktive në rrjete sociale dhe ka ndarë me fansat çdo detaj nga jeta personale.

Së fundmi Gerta ka rrëfyer në kanalin e saj në “Youtube” një histori shumë të dhimbshme se si abortoi pa dëshirë fëmijën që po priste me padurim. Ish-banorja e “Big Brother” ka treguar se në 14 shkurt mësoi se ishte shtatzënë dhe një javë më vonë u detyrua të hiqte fëmijën pasi mësoi se bebja ishte jashtë mitrës. Mes lotësh ajo rrëfeu se mjekët i thanë se duhej ta hiqte patjetër, ndryshe do të vdiste vetë.

“Unë isha shtatzënë por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë as asnjë tjetër Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha shumë pak kohë që e kisha marrë vesh. E kam marr vesh që isha shtatzënë me datë 14 shkurt. Bëra testin dhe doli pozitiv. Unë dhe Florenti e ndjenim qe nuk do ta kishim beben. Unë isha 5 javëshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur por e çuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq. U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersitja. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thoja do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilaç, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës time. Nuk merrja dot fryme, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, çohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se ca kisha. Ju thashë më çoni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja. Doja të sigurohesha që ishte mirë. Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë te ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do e merrte kurrë ushqimin. Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin. Operacioni zgjati një orë. Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, rrëfen ajo e prekur dhe mes lotësh.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098