INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes lotësh, Melinda flet për humbjen e nënës: Nuk u bë dot…

Mes lotësh, Melinda flet për humbjen e nënës: Nuk u bë dot…

Publikuar më: 12:29 26-07-2021

Melinda Ademi është një nga artistet më të pëlqyera shqiptare, e cila arriti që për një kohë të shkurtër të zë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore. Reperja muaj më parë ka përjetuar një nga humbjet më të mëdha pasi nëna e saj ndërroi jetë.

E ftuar në NIN në daljen e saj të parë publike pas ngjarjes së rëndë, Melinda mes lotësh ka kujtuar nënën duke treguar se ajo ka luftuar me sëmundjen e kancerit për 6 vjet me radhë.

Artistja e përshkruan nënën si një femër shumë të fortë dhe puntore ndërsa shprehet e lumtur që ka arrit që nëna ta shoh duke performuar.

 Ajo ka rrëfyer se mamaja e saj e cila vdiq shumë e re, vetëm 50 vjeç, u mërzit shumë kohët e fundit pasi e ndjente që nuk do të ishte dhe për shumë kohë. “U mërzit shumë kohët e fundit. Se e ka ditur ndoshta që do të ikte dhe s’ka dashur, donte të rrinte. As gjyshe nuk u bë, iku shumë herët me 50 vjet”, ka rrëfyer mes lotëve Melinda.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334