INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes lotëve, Arbana Osmani tregon bisedën që bëri me të ndjerën, Adela para nisjes së 'Big Brother 2': Ishte shumë e frikësuar... [FOTO]

Mes lotëve, Arbana Osmani tregon bisedën që bëri me të ndjerën, Adela para nisjes së 'Big Brother 2': Ishte shumë e frikësuar... [FOTO]

Publikuar më: 11:45 14-11-2018

Mbrëmjen e së hënës u mbajt një koncert për gazetaren dhe ish-banoren e "Big Brother", shumë të dashur nga publiku, Adelajda Xhamani. Në koncertin humanitar u mblodhën emra të njohur të artit e muzikës dhe shuma që do sigurohet nga shitja e biletave do të shkojë për të ndihmuar një vajzë që nuk ka mundësi ekonomike për të vazhduar shkollën.

Askush më mirë se ajo nuk mund ta moderonte këtë koncert bamirësie në fund të së cilit u dha një bursë shkollimi për një vajzë që si Adela ëndërronte kryeqytetin, pasi Arbana ka qenë ndoshta e para nga të gjithë të tjerët që u njoh me Adelën dhe sfidën e saj të madhe kundër mentalitetit.

Burime për news31.al tregojnë se Arbana ia nisi prezantimit të koncertit duke rrëfyer një kujtim të sajin me Adelën. Moderatorja u shpreh se me të ndjerën u takua 2 ditë përpara nisjes së “Big Brother 2” në dhomën e hotelit ku konkurrentët mbyllen përpara nisjes së emisionit. “Trokita në derë dhe ma hapi Adelajda. S’kisha parë vajzë më të bukur se sa ajo asnjëherë më parë. Ishte shumë e frikësuar dhe gjithë kohës më përmendte faktin se askush nuk e dinte se çfarë kishte hequr për të ardhur deri këtu dhe as vetë nuk e dinte se çfarë sfide të madhe kishte ndërmarrë. Adela ishte banorja më e frikësuar që kisha njohur por si për ironi, i gjithë edicioni i dytë mori emrin e saj…” – u shpreh Arbana e cila theksoi edhe një herë mes lotëve që mezi i mbante teksa fliste se Adela ia arriti misionit të saj për sa kohë ishte gjallë dhe mesazhi më i fortë që ka lënë pas ka qenë pikërisht ai i të jetuarit të momentit.

adee.png

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951