INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes lotëve dhe me foshnjën në krahë, familjarët e 25 vjeçares protestojnë para Gjykatës. Merret vendimi për mjekët

Mes lotëve dhe me foshnjën në krahë, familjarët e 25 vjeçares protestojnë para Gjykatës. Merret vendimi për mjekët

Publikuar më: 10:55 24-04-2019

Në qytetin e Elbasanit u zhvillua paraditen e sotme në Gjykatë seanca e vlerësimit të masës së sigurimit për dy mjekët e arrestuar pas vdekjes së 25 vjeçares Rexhina Debrova, pas lindjes së fëmijës së saj të parë në maternitetin e Elbasanit. Për mjekët u mor masa ''Detyrim paraqitje''.

Ndërkohë jashtë dyerve të Gjykatës, me foshnjën jetime në krah, familjarët e Rexhinës protestuan sot për dy mjekët.
Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano u arrestuan me akuzën e mjekimit të paligjshëm, ku si pasojë humbi jetën 25-vjeçarja Rexhina Debrova, një orë pas lindjes.

Në reagimin e parë qendra spitalore e Elbasanit tha se Rexhina Debrova pësoi një komplikacion të rëndë, të ashtuquajtur infarkt mushkërie.

Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë. Ata disponojnë një video ku Rexhina shfaq komplikacionet e thotë: “Nuk po mbushem dot me frymë” .

Vëllai i 25-vjeçares tha para mediave se: "Doktorët vazhdojnë të qetë, vijnë na lajmërojnë neve që: Shkoi çdo gjë shumë mirë, goca është shumë mirë, pastaj dalin e thonë, “S’mundi të jetonte!” Pse? Sepse mjeku anestezist i ka bërë gjilpërën dhe është larguar nga salla e operacionit. Ndërkohë duhet të ishte prezent deri sa t’i dilte mpirja. Mjeku kardiolog i turnit nuk ka qenë prezent në sallë. Rexhina gëzonte shëndet të plotë dhe këtë e vërtetojnë analizat që ka bërë.”

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227