Ishte eventi i vitit jo vetëm për Lady Gaga që shkëlqeu në performancën e saj, por edhe të shumë artistëve tifozë të cilët reaguan të shokuar në rrjetet sociale për shkak të lojës së pabesueshme që u zhvillua.
Nuk kishte ndodhur kurrë, në 50 edicione të Super Bowl që një skuadër të fitonte duke u rikthyer nga një disavantazh prej më shumë se 10 pikësh (ishin plot 25 pikë minus këtë herë). Ia dolën New England Patriots duke realizuar kështu një nga arritjet më të mëdha sportive të të gjitha kohërave. Kjo e tronditi të gjithë botën e spektaklit duke i bërë personazhet e famshëm të reagonin në forma nga më të ndryshme. Ndoshta më e veçanta ishte një bisedë video në Facetime mes Mark Wahlberg dhe këngëtarit të muzikës RnB Usher. Tifozi fitimtar Whalberg ngushëllon mikun e tij Usher, një tifoz fanatik i Atlanta Falcons. Por kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ndodhi me vip-at. Shumë reaguan në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk munguan edhe fotot e disa prej tyre nga ndeshja e shekullit.