Ajo njihet si një ndër vajzat Vip të dashuruara pas modës dhe për jetën e saj luksoze në krahët e Shkëlzen Berishës.
E kemi fjalën për Armina Mevlanin, e cila është e njohur për udhëtimet e saj dhe për dietat e pasura në vitamina dhe kalori.
Por edhe pse e kemi parë shpesh të jetë e rrethuar nga luksi Armina këtë herë na ka befasuar vërtet me një foto që ka postuar së fundmi nga New York-u në profilin e saj në Instagram.
Ajo po konsumon ushqimin më tradicional të shqiptarëve pikërisht groshët.
“Duke ngrënë groshë në New York, e adhuroj këtë qytet”,ka shkruar Armina Mevlani në postimin e saj në Instastory.
E pra mos mendoni se groshët janë ushqim për të varfër, atë e konsumojnë edhe Vip-at dhe me kënaqësi biles.