Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po jetojnë prej vitesh një histori të bukur dashurie.
Janë përfolur shpeshherë për një dasmë të mundshme, por deri tani nuk kemi një datë teksa lidhja e tyre duket të jetë aq e bukur sa në fillim.
24 tetori është një ditë e veçantë për çiftin sepse pikërisht në këtë datë ata janë fejuar dhe sot festojnë përvjetorin e fejesës.
E në këtë ditë të shënuar nuk kishte si të mungonte një urim special nga blogerja, që ka ndarë disa foto e video shumë të veçanta në Instastory, duke i shoqëruar me fjalët më të ndjera të dashurisë.
Ajo ka publikuar një foto nga dita kur Shkëlzeni i propozoi në 2016-n në liqenin Como të Italisë, duke kujtuar edhe emocionet e asaj dite.
Sakaq, blogerja shkruan se ndjen keqardhje që këtë përvjetor nuk mund ta kalojnë në vendin e tyre të preferuar si zakonisht, por shpreson se do ta vizitojnë së shpejti.
Nuk do ta harrojë kurrë ditën kur më propozove me pamjen e liqenit dhe këngën ‘Young and beautiful’. Këtë vit e humbëm rutinën tonë të përvjetorit, por shpresoj se do të shkojmë së shpejti. Dashuria nuk është të shikosh njëri-tjetrin në sy, por të shikoni të dy në drejtim të njëjtë.