Në shtëpinë e fundjavës ‘Një kat më lart’ ishte e ftuar aktorja e humorit Markela Dede. Ajo njihet nga publiku për shkak të pjesmarrjes së saj në programet e humorit si ‘Al Pazar’ dhe ‘Portokalli’. Moderatori Ermal Peçi i tha Markelës se ajo është ndër të paktat aktore që në pak kohë i ka provuar të gjitha programet e humorit teksa ajo pohon:
‘Nga anët e mia thonë se po ndejtë shumë, edhe uji qelbët. Nga do që shkoj lë dyert hapur. Duan shumë përkushtim. Televizioni është konsum. Ishte mirë që të merrja pak kohë. Dua diçka stabël. Me angazhimet që kam, o do fokusohem 100% te puna o diku tjetër’
Ermali e pyet se si i ka pasur ajo raportet me drejtuesit e programeve si Agron LLakaj apo Altin Basha teksa Markela pohon se u është mirënjohëse dhe se gjithçka ka qënë korekte. Po ku është paguar ajo më mirë, më shumë? Me cilin program humori ka pasur më shumë përfitime monetare? Zbuloni përgjigjen pas minutës së 10-të të intervistës në “Një kat më lart”.