Ndonëse u përfol se ishte nervoze rreth performancës së saj në MTV Video Music Awards, të mbajtur mbrëmjen e kësaj të diele në New York, Britney Spears ia ka dalë të mrekullojë fansat.
E veshur me një kostum trupi ngjyrë të verdhë, të ngjashëm me atë në Billboard Music Awards, ish princesha e pop-it ka nisur performancën e saj me hitin e momentit "Make Me". Ndërkohë më vonë i është bashkuar në skenë edhe reperi G-Eazy, me të cilin çuditërisht zgjodhi të këndonte e kërcente këngën "Me, Myself and I" të Bebe Rexhës. Me siguri për këtë të fundit performanca e Britney-t ka qenë më e bukura e natës. Nuk ndodh gjithmonë që një diva si Britney Spears të këndojë këngët e tua!