INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes tensioneve, Obama do të takohet me Erdogan të dielën në Kinë

Mes tensioneve, Obama do të takohet me Erdogan të dielën në Kinë

Publikuar më: 09:38 30-08-2016

Presidenti amerikan dhe ai turk do të kenë në fund të kësaj jave një takim dypalësh gjatë zhvillimit të tubimit të G20-tës në Kinë.

Në takimin e lënë për më 4 shtator, Obama kërkon të diskutojë me Erdogan-in mbi situatën në Turqi pas grushtit të shtetit, mbi fushatën ushatarake ndaj ISIS-it, si dhe mbi mënyrat e nxitjes së stabilitetit në Siri.

“Presidenti Obama do të dojë të diskutojë situatën në Turqi që nga grushti i shtetit, fushatën tonë kundër ISIS-it, dhe përpjekjet tona për të nxitur stabilitet më të madh në Siri dhe për t’iu përgjigjur krizës së refugjatëve,” u tha gazetarëve zëvendëskëshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ben Rhodes.

Një çështje tjetër që do të diskutohet është edhe zgjidhja e krizës së refugjatëve. Pak ditë më parë, zv/presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë në Turqi, ku u takua me Presidentin Erdogan.

Ky do të jetë takimi i parë i dy udhëheqësve që pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557