INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes urbanes dhe fashionit: Kur fasadat e rrënuara të Tiranës kthehen në art

Mes urbanes dhe fashionit: Kur fasadat e rrënuara të Tiranës kthehen në art

Publikuar më: 15:37 02-06-2016

Kush e imagjinonte që muret gati të shpërfytyruara të një qyteti të rrëmujshëm mund të frymëzonin pak art?

Gazetari i njohur Gentian Minga ka ardhur me një vizion shumë origjinal artistik, i frymëzuar pikërisht nga muret e vjetërurara, të pista dhe vende-vende të shëmtuara në pamje të Tiranës. Ne mes të gjithë këtij kaosi visual ka gjetur frymëzimin për të sjellë një projekt mjaft interesant, duke realizuar një koleksion bluzash për djem në shëmbëllimin e kësaj fasade. Një projekt ky më shumë urban dhe i lidhur me arktitekturën se sa me botën fashion përpiqet të shohë një anë më të bukur të qytetit duke e promovuar atë. Kjo pasi ky dizajn unik, i krijuar nga duart e njerëzve në “bashkëpunim” me shiun dhe diellin simbolizon memorien dhe historinë e qytetit, ku mund të shohësh bukurinë në vende ku vështirë se mund të imagjinohej. Copëza fjalësh dhe mendimesh që Minga i ka pasqyruar në sajtin boredpanda.com, ku vizioni ndërthuret me pamjet që e kthyen atë në realitet.

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482