Mes gjithë atij tmerri të përjetuar në Nice të Francës, mes gjithë atyre jetëve të humbura, ka ardhur në jetë një foshnje. Një grua, pasi kishte gjithë kohën që i fshihej kamionit, ka mundur të lindë fëmijën e saj. Ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe gjatë kohës së sulmit, po qëndronte e feshur bashke me bashkëshortin dhe personat e tjerë në Lungomare në Nicë. “Le Figaro” bën me dije se ankthi dhe frika e përjetuar kanë qenë shkak që gruas t’i shkaktohen kontraktime e para. Dhe menjëhrë pas kësaj, stafi i restorantit është vënë në lëvizje bashkë me një mjek të ndodhur aty rastësisht, dhe u kujdesën që fëmija të vinte në jetë. “Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodheshim, të gjthë u përlotëm kur pamë foshnjën”, u shpreh pronari i lokalit.