Bashkëpunimi më i fundit midis reperit algjerian Soolking dhe këngëtares Dhurata Dora padyshim që ka thyer rrjetin duke marrë miliona klikime.
Duket tashmë se dyshja e artistëve kanë filluar të bëjnë koncerte së bashku dhe të shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Në “InstaStory-n” e Soolking ditën e sotshme shihen të publikuara disa video ku ai shfaqet me Dhurata Dorën dhe së bashku me stafin e tyre.
Ne të intv.al kemi vendosur të sjellim për ju, njërën prej videove e cila na tërhoqi vëmendjen me keqkuptimin e saj.
“Atëherë” – e nis videon Soolking - “Dhurata ti më ke thënë mua “Zemër”, në qoftë se nuk e di kjo fjalë në anglisht ka një kuptim të pistë, Ik Pirdhu. Tani ma thuaj trroç në sy ti më ke ofenduar apo jo?” – ishte pyetja e reperit që shkaktoi të qeshura.
“Sigurisht që jo” – u përgjigj Dhurata – “Unë ty të kam thënë ‘sweetheart’(e përkthyer për të gjithë në gjuhën angleze zemër)” – duke shpjeguar me të qeshura keqkuptimin.