Flokët e qethura mirë, një stil i mirë në të veshur dhe muskujt e stomakut, a nuk janë këto ato çka e bëjnë një mashkull shumë tërheqës?
Në fakt rezulton se femrat nuk i shkulin fare flokët për këto karakteristika tek një mashkull.
Shkenca ka arritur të zbulojë përgjigjen e pyetjes qindravjeçare dhe mund të themi se ju çunat nuk duhet të punoni fare për të patur një trup gjithë muskuj.
I gjithë çelësi i suksesit qëndron tek gjatësia.
Studimi më i fundit ka zbuluar se femrat tërhiqen më tepër nga meshkujt me këmbë të gjata.
Këmbët e gjata mendohet se tregojnë status të lartë ekonomik, qëndrueshmëri dhe shëndet të mirë.