Ndonjëherë çiftet, e gjejnë lumturinë që kanë dëshiruar gjithmonë, në momentin që bëhen prindër. Padyshim që duhet të jetë një kënaqësi më vetë.
Ardhja në jetë e një fëmije paska qenë një moment shumë i bukur për ta, do thoni pse? Sepse ata kanë vendosur që të kenë dhe një fëmijë tjetër mesaduket. Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm Maroon 5, Adam Levine dhe supermodelen Behati Prinsloo.
Lajmi është bërë i ditur nga modelja e Victoria’s Secret e cila e postoi në Instagram së fundmi një foto të barkut të saj të rrumbullakosur me mbishkrimin, “Raundi i Dytë”.