INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesatarja 7 për degët e mësuesisë, Nikolla:  Nuk mund të rrinim symbyllur e të shihnim…

Mesatarja 7 për degët e mësuesisë, Nikolla: Nuk mund të rrinim symbyllur e të shihnim…

Publikuar më: 14:46 22-04-2018

Një ditë pas zyrtarizimit nga qyteti i Fierit të vendosjes së mesatares 7 për degët e mësuesisë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla takimin e parë informues e filloi me maturantët e këtij qyteti.

Gjatë takimit në Gjimnazin “Janaq Kilica” ku u takua me maturantët më të mirë të Fierit, ministrja Nikolla theksoi se, “reforma tërësore në mësuesi ka filluar, për të ndryshuar situatën e krijuar në vite dhe për t’i rikthyer dinjitetin mësuesve.

"Ndaj kërkoj nga maturantët të zgjedhin mësuesinë si profesion të parë, pasi reforma synon që profesioni i mësuesit të jetë ndër më të kërkuarit në treg.

Ne kemi ecur me angazhimin tonë për të filluar një reformë tërësore në mësuesi dhe për të gjithë ata maturantë që preferojnë një prej programeve të mësuesisë, duhet të plotësojnë një kriter të notës mesatare, ta kenë mbi 7. Duhet të ndërhyjmë në këtë proces që të mos ta lëmë sistemin tonë parauniversitar, edhe pa vëmendjen e duhur, në atë që është kyçi, për të pasur cilësi, që janë mësuesit”, nënvizoi Nikolla.

Ministrja e Arsimit u shpreh se “nuk mund të rrinim symbyllur, dhe të shikonim se gjithmonë dhe më shumë maturantët më të dobët zgjidhnin profilet e mësuesisë, e më pas atje në universitete problematikat e veta e për të injektuar pastaj në sistem mësues të dobët që mezi merrnin provimet e shtetit, e me radhë”.

Ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe anën financiare e cila do të sjellë një ndryshim të dukshëm të trajtimit të profesionit të mësuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934