Një banderolë është parë në stadiumin e Genoas, e cila përmbante një mesazh tepër të çuditshëm. Mesazhi nuk kishte lidhje me ndjeshjen e zhvilluar, por me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Faleminderit Edi Rama që na solle Marijuana”- shkruhej në banderolë ndërsa disa hap më tutje ishte një flamur gjigant i Shqipërisë me fushën e zezë, shkruan Opinion.al. Nuk dihet përse është zgjedhur ndeshja, Inter – Genoa për të përcjellë këtë mesazh, dhe madje as ideatori i mesazhit, por pritet të shkaktojë shumë polemika si ngjarje.