Në protestën madhështore para kryeministrisë kanë folur dhe dhjetra studentë. Po mes tyre ka sipkatur thirrja e një studenteje, që i ka kërkuar Edi Ramës që të hapë dritaret e zyrës.
Ajo u shpreh se tani e tutje Rama duhet të quhet kryememe dhe jo kryeministër dhe burrë shteti i një vendi.
“Zoti Rama hapi pak dritaret mos ki frikë se nuk të gjuajmë. Zoti Rama këtu në shesh nuk është as Luli dhe as Monika, tani bëje foton që e ke sheshin plot.
Ne jemi studentë Zotri Rama dhe nuk jemi as ngelës dhe as shpellarë. Nuk di Zoti Rama nëse kemi folur me një kryeministër apo me një meme.
Do futesh në histori si një kryeministër instagrami, unë kam mësuar se dialogu bëhet me një burrë shteti dhe jo me një meme”, tha studentja.