Duket se Koreja e Veriut nuk i ndal testimet dhe mesazhet e saj.
Peniani ka testuar një armë të re e cila cilësohet ultramoderne. Një event i tillë është ndjekur nga afër nga diktatori Kim Jong Un.
Shumë pak dihet rreth armës, por testimi i saj është shenja e fundit që Peniani po vazhdon militarizimin e saj dhe se bisedimet me Uashingtonin janë shumë të vakëta.
“Ai vazhdon të ketë një sjellje akoma më agresive për sa i përket negociatave me SHBA-në dhe po jep sinjale që nuk do të hapë rrugë dhe thjeshtë po kthehet tek praktika e tij e vjetër nëse SHBA nuk do të ndryshojë qasjen e tyre”, tha Josh Pollack, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare në Monterrey, për CNN.
Ishte Agjencia e Koresë së Veriut shtetërore ajo që dha lajmin për testimin e armës së re. Ajo dha detaje mbi vendndodhjen e ngjarjes dhe pak informacion në lidhje armën, duke shtuar se ishte porositur “personalisht” nga babai i Kimit dhe paraardhësi, Kim Jong Il.