Të dërgoni në mesazh në rrjetin social Instagram do të jetë edhe më e lehtë sikundër të shtypni një buton. Instagram është gati të publikojë një mjet të ri në aplikacion i cili do t’u mundësojë përdoruesve të regjistrojnë një mesazh dhe tua nisin miqve.
Tani, në aplikacionin Instagram, përdoruesit mund të lundrojnë në një bisedë private me një mik dhe të mbajnë shtypur butonin e mikrofonit në kutinë e mesazhit.I ngjashëm me iMessage-in e Apple, mesazhi i regjistruar do të shfaqet si një formë e valës audio që marrësit mund të dëgjojnë.
Përdoruesit mund të regjistrojnë mesazhe që zgjasin deri në një minutë.Mesazhet gjithashtu nuk kanë asnjë datë mbarimi, kështu që marrësit mund t'i dëgjojnë ato sa herë të duan.Pasi përdoruesit të shtypin ikonën e mikrofonit, regjistrimi do të dërgohet menjëherë.
Sidoqoftë, përdoruesit mund të klikojnë butonin për të fshirë ose të përdorin Unsend të Instagram për të hequr mesazhin .
Funksioni i mesazheve të zërit të Instagram është i disponueshëm globalisht për përdoruesit e Android dhe iOS .
Shumë përdorues të cilët janë tifozë të WeChat dhe WhatsApp përdorin mesazhet zanore si forma kryesore e tyre e komunikimit, kështu që ky aplikim i ri i Instagram do të mirëpritet nga përdoruesit.