INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Mesazhet e koduara' përmes këngëve, Ledri i bën komentin ngacmues Dafinës, por pendohet dhe e fshin shpejt

'Mesazhet e koduara' përmes këngëve, Ledri i bën komentin ngacmues Dafinës, por pendohet dhe e fshin shpejt

Publikuar më: 15:28 24-08-2023

Prej ditësh në rrjetet sociale dhe media ka qarkulluar lajmi dhe video që tregonte se si një pjesë e tekstit të këngës së Dafinës ishte identik me atë të Ledrit.

Fjala është për pjesën:

“Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt
Ama sot prapë vetëm
Ti ke humb njejt’, unë kam humb njejt’
Ama ndjenjat mbetën”

Kjo pjesë u mor në internet si kundërpërgjigje ndaj një prej projekteve të fundit të Ledri Vulës në bashkëpunim me Romeo Veshajn dhe Klementin, konkretisht me vargun “Ti kom dhon krejt, ti kom dhon krejt ama loçkë m’le vetëm”.

Por duket se rrëmujën në rrjet e ka parë edhe vetë Ledri.

Në faqen e label-it të Dafinës, pyetur mbi pjesën e preferuar, Ledri ka komentuar dhe gjejeni pak cilën pjesë?

“Ti kom dhon krejt”, është shprehur ai në hapësirën e komenteve duke habitur plot nga ndjekësit e tij.

Për këtë koment ai u pendua dhe e fshiu shpejt, po jo aq sa të kapet nga ndjekësit.

IMG_1256.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785