Demokrati Ervin Salianji ka gjetur një mënyrë ndryshe për të ftuar në protestën e nesërme qytetarët.
Salianji krahason gazin lotsjellës të përdorur në protestë nga policia duke thënë se është “karamele” në krahasim me “keqqeverisjen” e Ramës. Nesër mbahet seanca e radhës plenare, ndërsa opozita ka planifikuar organizimin e një tjetër proteste para Parlamentit.
Thirrja e Salianjit:
“Gazi lotsjellës është karamele në krahasim me keqqeverisjen e përditshmë të Ramës!
Si mendoni? Nesër në 9:30 para parlamentit, në këmbë për Shqipërinë”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.