INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i fundit përpara votimeve nga kandidati i kërcenuar

Mesazhi i fundit përpara votimeve nga kandidati i kërcenuar

Publikuar më: 20:19 18-04-2016

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, kandidat për postin e Rektorit të Universtitetit të Tiranës, Prof.Dr. Mynyr Koni, më anë të një postimi në Facebook ka bërë një mesazh përmbyllës për fushatën e tij në garën për postin e Rektorit, si dhe ka reaguar ndaj kërcenimeve që i janë bërë për tu tërhequr nga gara.

Në mesazhin e tij, Koni pranon për herë të parë se ka qenë nën presion për tu tërhequr nga gara dhe se ka kaluar momente të vështira me familjen e tij, por mbështetja e tyre, e kolegëve dhe strukturave shtetërore, kanë ndikuar që mos të tërhiqet.

Ai nuk jep detaje të mëtejshme sepse thotë se janë jo produktive nëse i ndan me ne, duke qenë se organet kompetente janë duke vepruar.

Gjithashtu, Koni, gjen vend për të uruar kandidatët e përfshirë në këto zgjedhje për poste të ndryshme drejtuese, ne Universitetin e Tiranës. 

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268