INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Greqisë për qeveritë e rajonit – Ksenofobë!

Mesazhi i Greqisë për qeveritë e rajonit – Ksenofobë!

Publikuar më: 12:23 14-03-2016

Qeveria greke ka lëshuar kritika të ashpra për vendet e rajonit, që nuk pranojnë refugjatët. Ministri i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e quan turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë, duke iu kështu dhe Qeverisë Shqiptare.
“Disa vende kanë qeveri, që ngjan se veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre, mjaft nga ato vende që dërguan disa dhjetra mijë emigrantë në Greqi para 25 vjetësh. Por tani këto vende nuk duan të pranojnë refugjatë sirianë nga Greqia. Për mendimin tim personal, ky është një turp!”, ka deklaruar pjesëtari i qeverisë greke për gazetën ‘Financial Times’.
Duke iu referuar situatës në pikën kufitare greko-maqeonase ‘Idomeni’, ministri grek ka thënë se refugjatët, që po qëndrojnë aty prej javësh, shpresojnë që në një moment kufiri të hapet dhe ata të largohen për në Europë.
“Duhet t’i bindim se kjo nuk ka për të ndodhur. Kemi kampe të organizuara, 20 kilometra larg Idomenit, ku ata mund të jetojnë në kushte dinjitoze”, ka theksuar Vitsas.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504