INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Kryemadhit për 2019-ën: Vit i revoltës, të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës

Mesazhi i Kryemadhit për 2019-ën: Vit i revoltës, të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës

Publikuar më: 22:17 01-01-2019

Me një ”kartolinë” në facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Në mesazhin e saj, të cilin nuk e ka klishe, Kryemadhi i fton shqiptarët që të mbështesin shpirtin e protestës dhe të bashkohen të gjithë kundër qeverisë. Më tej ajo shkruan se kontributi i të gjithëve duhet për larguar Edi Ramën, të cilin e vesh me përgjegjësinë e rëndë në të cilin ndodhet vendi.

”Shpirti i protestës shoqëroftë çdo ditë të gjithë ata që nuk mund ta durojnë më këtë qeverisje të papërgjegjshme. Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria. Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë”, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë

Çdo vit meriton një urim në zanafillën e tij. Qoftë 2019 vit i mbarë dhe i begatë për shqiptarët! Urimet e politikanëve zakonisht janë pjesë e protokolleve, që nuk lexohen asnjëherë nga fillimi në fund. Ndaj për këtë, sot si nënë, dua t’ju uroj të gjithë familjeve shqiptare; qofshi çdo ditë të vitit, që sapo ka hyrë, të paqtë e të gëzuar, iu realizofshin të gjitha dëshirat dhe ëndrrat fëmijëve tuaj.

Si grua dëshiroj sa më shumë integritet e forcë për zonjat dhe vajzat shqiptare, që janë motorri dhe frymëzimi në familje dhe shoqëri. Dhe si politikane, uroj dhe shpresoj që ky vit të jetë i duhuri, për të sjellë më shumë siguri e jetë të mirë për qytetarët shqiptarë.

Shpirti i protestës shoqëroftë çdo ditë të gjithë ata që nuk mund ta durojnë më këtë qeverisje të papërgjegjshme. Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë. Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877