INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Lulzim Bashës një ditë para protestës

Mesazhi i Lulzim Bashës një ditë para protestës

Publikuar më: 14:46 15-02-2019

Strukturat e Partisë Demokratike gjatë javëve të fundit kanë qenë të angazhuara plotësisht për protestën e nesërme, ashtu sikundër edhe të partive të tjera opozitare. E një ditë para protestës, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh për të gjithë qytetarët. “Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marrë në dorë fatet e tij si çdo popull europian. Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli! Përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!”, shkruan kreu i opozitës, Lulzim Basha.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021