INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Metës në Ditën e Paqes: Kujdes nga grykësia për pushtet

Mesazhi i Metës në Ditën e Paqes: Kujdes nga grykësia për pushtet

Publikuar më: 08:34 21-09-2019

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujton porosinë e shenjtores Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Në një postim në rrjetin social facebook Meta thekson se “nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicia, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.”

“Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, shprehet presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379