INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Papa Françeskut për këtë vit të ri

Mesazhi i Papa Françeskut për këtë vit të ri

Publikuar më: 09:11 02-01-2019

Papa Françesku në mesazhin e parë të tij të vitit 2019 u ankua për mungesën e unitetit në botë dhe kundërshtoi babëzisë për pasuri e fitime.

Në meshën tradicionale të Vitit të Ri në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa i bëri ndërkohë homazh mëmësisë duke thënë se një botë që sheh nga e ardhmja duke harruar shikimin e nënës, është dritëshkurtër.
“Të dashur vëllezër dhe motra, në ditën e Krishtlindjes unë dhashë mesazhin e vëllazërimit për Romën dhe botën. Sot e rinovoj këtë mesazh, si një dëshirë për paqe dhe prosperitet dhe ne lutemi për paqen e përditshme”, deklaroi Papa.
Fjalimi i Vitit të Ri pason një 2018 të trazuar për Papën, kisha e të cilit u përball me skandale të abuzimit me fëmijët në botë, që vetë Ati i Shenjtë dështoi t’i frenojë. Thellësia e krizës doli në pah edhe të hënën, kur zëdhënësi i Vatikanit dhe zëvendësi i tij dhanë dorëheqjen papritur, pa shpjegime, pas mosmarrëveshjeve mbi strategjinë e komunikimit, përcjell Atsh.
Papa nuk iu referua problemeve, por i kërkoi katolikëve të qëndrojnë të lidhur me kishën, duke thënë se uniteti ka më shumë rëndësi sesa diversiteti. Ai po ashtu paralajmëroi se kisha rrezikon të bëhet një muze i bukur i të shkuarës nëse njerëzit e humbasin besimin.

Article Logic
Execution time: 0.0025160312652588