INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Papës për femrat: Gruaja është harmoni, është poezi, është bukuria!

Mesazhi i Papës për femrat: Gruaja është harmoni, është poezi, është bukuria!

Publikuar më: 10:18 09-07-2018
‘’Gruaja është ajo që jep harmoni dhe kuptim për planetin. Gruaja sjell një pasuri që mashkulli nuk e gjen në botë, gruaja sjell harmoni në krijim. Qëllimi i saj nuk është që të lajë enët, por është ta bëjë botën më të bukur duke e mbushur me dashuri dhe butësi’’
Kjo ishte pjesa më goditëse e një predikimi nga Papa Françesku. Në reflektimin e tij, Papa foli për figurën dhe rolin e femrës duke filluar nga Krijimi i transmetuar në librin e Zanafillës.
Për Papa Francceskun, kur bëhet fjalë për femrat, ato lidhen vetëm me detyrat që duhet të përmbushin në shtëpi, pa marrë në konsideratë që gruaja, në racën njerëzore, kryen një mision që shkon shumë më tej dhe që mashkulli nuk mund ta bëjë kurrë.
“Burri dhe gruaja nuk janë të barabartë, nuk janë më superior se njëri-tjetri, jo. Gruaja sjell harmoni që na mëson të ushqejmë dashuri dhe butësi, dhe që e bën botën një gjë të bukur”, tha Papa.
 
Article Logic
Execution time: 0.0025269985198975