INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i ri i Gertës, vajzës që përloti Kuvendin [FOTO]

Mesazhi i ri i Gertës, vajzës që përloti Kuvendin [FOTO]

Publikuar më: 19:29 02-10-2017

Rigerta Loku quhet gruaja që në seancën e së shtunës në Kuvendin e Shqipërisë mbajti një prej fjalimeve më të mira në vitet e fundit, duke sfiduar pa frikë pjesën më të madhe të deputetëve. 35 vjeçarja foli në Kuvend me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, “profesionin” me të cilin po angazhohet tashmë pas përfundimit të studimeve në universitetin prestigjoz “La Sapienza” në Romë.

Rrëfimi i thjeshtë dhe plotë emocione i Rigertës për jetën e përditshme me plotë vështirësi në fshat ka përlotur të pranishmit në sallë, shumë prej tyre zyrtarë të huaj.

Mirëpo ky fjalim i vajzës nga Mirdita, u kthye shumë shpejt në temë dite, duke marrë kështu mbi supe përkrahjen por edhe akuzat. Shumë emra të njohur në vend si politikanë, artistë, gazetarë, kanë shkruar në lidhje me fjalimin e saj dhe kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer Gertës, e cila u ka dhënë një mesazh të ri. Ajo ka përdorur “Facebook” për t’u thënë të tjerëve ta lenë Gertën dhe të merren me problemet që ajo parashtron.

Ja statusi i plotë:

gertas.png

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762