INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i SHBA: Mos shkoni në Evropë!

Mesazhi i SHBA: Mos shkoni në Evropë!

Publikuar më: 14:28 23-03-2016

Mos shkoni në Evropë! Ky është një mesazh i fortë i Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar qytetarëve amerikanë. Në mesazh ata paralajmërohen për rreziqet e mundshme lidhur me udhëtimet në Evropë pas sulmeve të ndryshme terroriste, përfshi atë të 22 marsit në Bruksel.

Ja ç’thuhet mes të tjerash në mesazh:

“Grupet terroriste vijojnë të planifikojnë sulme së shpejti në të gjithë Evropën, duke vënë në shënjestër eventet sportive, parqet turistike, restorantet dhe mjetet e transportit. Bëni kujdes me situatën në rrethinat pranë dhe të shmangen vendet me shumë njerëz, sidomos gjatë festimeve fetare apo gjatë festivaleve të mëdha dhe eventeve. Po punojmë në kontakt të ngushtë me aleatët tanë për të ndarë informacione me partnerët tanë evropianë që do të kontribuojnë për të identifikuar dhe për të parandaluar kërcënimet”.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549