INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i SHBA-së në Shqipëri: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, porosia e drejtorit të Policisë

Mesazhi i SHBA-së në Shqipëri: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, porosia e drejtorit të Policisë

Publikuar më: 08:38 25-04-2019

Lufta kundër terrorizmit ka qenë tema e takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, me prani të të ngarkuarës me punë të SHBA-së, Leyla Moses-Ones dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Moses Ones duke folur në gjuhën shqipe theksoi se asnjë shtet nuk është imun ndaj terrorizmit. Ajo po ashtu përgëzoi policinë shqiptare dhe institucione të tjera për luftën e realizuar kundër terrorizmit. E dërguara e SHBA-së përmendi edhe arrestimin në Elbasan të një 28-vjeçari i akuzuar nga drejtësia italiane për përfshirje në akte terroriste.

Sipas saj ndalimi i tij është një tregues që flet për një punë cilësore nga ana e policisë.

"Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbreslënëse për të luftuar terrorizmin, asnjë vend s'është imun. Kohët e fundit, policia arrestoi një njeri të rrezikshëm. Shpresojmë që të ndihmojmë policinë mbi këtë trajektore të suksesshme", tha Moses-Ones.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu tha se është bërë një punë e mirë në këtë drejtim, duke nisur që nga mbyllja e profileve që kishin përmbajtje dhe thirrje terroriste. Ai bëri thirrje prindërve që të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë dyshime që fëmija e tyre ndjek faqe me përmbajtje terroriste.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932