INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mesazhi i SHBA-ve për Vuçiç: “Hiqni dorë nga Kosova ose përballuni me pasojat” [VIDEO]

Publikuar më: 10:43 31-10-2017

Harrojeni Kosovën. Integriteti i saj nuk preket! Ky ishte mesazhi i qartë që i dha zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee, presidentit Aleksandër Vuçiç në takimin që u zhvillua mes të dyve javën e kaluar. Vetë Vuçiç i bëri publike këto detaje të bisedës me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan gjatë intervistës së dhënë në televizionin serb “ Pink”. Ndër të tjera kreu i shteti serb ka bërë publike disa detaje të bisedës me zyrtarin amerikan. “Yee më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Këtë ia thashë në fytyrë. Ai më bëri të ditur se më përcolli mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën… dihen pasojat…”, ishin fjalët që përcolli presidentit serb gjatë intervistës. 

Vuçiç theksoi se shtetet e mëdha do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën, dhe për këtë Serbia duhet të mendojë për një zgjidhje. “Fuqitë e mëdha dhe perëndimi nuk do të heqin dorë nga Kosovë. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me shqiptarët ata nuk do të pajtohen”, theksoi Vuçiç. Ndërkohë mediat serbe kanë botuar artikuj ku shkruhet qartë se vizita e zyrtarit amerikan tronditi qeverinë dhe politikën serbe. "Javën e kaluar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd ku u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ishte një takim i zakonshëm i dy zyrtarëve, por ajo që ndodhi më pas ishte gjithçka tjetër, por e zakonshme jo"-shkruajnë mediat serbe. 

Deklarata e qeverisë serbe pas takimit doli disa orë më vonë ku thuhej se Vuçiç kishte "dëgjuar me kujdes zyrtarin amerikan dhe se kishte reaguar shumë drejtpërdrejtë". I pazakontë ishte njoftimi ku bëhej e ditur se presidenti do të zbulonte me shumë detaje nga takimi në ditët në vijim. Edhe fakti se presidenti Vuçiç priti gati një javë, për të treguar për takimin që pati me z. Hoyt Yee, gjatë intervistës së dhënë në një televizion privat.

Article Logic
Execution time: 0.0023720264434814