Dje u shënua 10-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në sheshin “Nënë Tereza” u organizua një ceremoni ku të pranishëm ishin përfaqësues të vendeve anëtare dhe ushtarakë.
Por jo e gjithë dinamika e ngjarjes u pa në televizion.
Një qytetar në një formë origjinale i çoi mesazh përfaqësuesve të NATO-së që morën pjesë dje në ceremoni.
Ai i ka kërkuar NATO-s ta çlirojë Shqipërinë nga kryetarët e partive.