INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhin më inkurajues Luana e merr nga ky person i veçantë … [FOTO]

Mesazhin më inkurajues Luana e merr nga ky person i veçantë … [FOTO]

Publikuar më: 13:08 12-12-2016

Luana Vjollca tashmë numëron disa vite në skenë dhe kritikat dhe komplimentat  janë bërë të zakonshme për të.

Megjithatë, është një person i veçantë, fjalët e të cilit kanë një peshë të madhe tek biondja e Top Channel. Ajo është mamaja e saj e cila i ka dërguar mesazh të bijës pasi ajo ishte e ftuar në emisionin Top Show. Mesazhi i saj për Luanën është edhe një dozë inkurajimi e pafund dhe e sinqertë. Duke u ndjerë krenare për përgjigjet e së bijës në këtë emision, i shkruan dhe i thotë:  “Shpirt sa e pashë të plotë Top Show… fantastike, flm Zot! Përgjigje të pjekura e të zgjuara, je rrit më shumë e po formohesh intelektualisht, mos ju ndaj leximit se të pasuron siç po je duke ec! Na kënaqe shumë jeta ime, zemër!” .

auto_lua331425031689.jpg

Këtë mesazh e ka postuar më pas vetë Luana në rrjetet sociale  e cila në fund shruan: “Suksesi më i madh i imi është të të bëj ty krenare! Të dua mama.“

15492238_1390228597676644_5450036816300877035_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143