INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesdheu është vatra e tërmeteve: Studiuesit frikë për një Cunami në Mesdhe

Mesdheu është vatra e tërmeteve: Studiuesit frikë për një Cunami në Mesdhe

Publikuar më: 08:53 20-10-2016

Dëmet që mund të shkaktojë një cunami mund të jenë edhe më të mëdha për shkak të ndryshimeve klimaterike. Kështu thonë studiuesit që po krijojnë një sistem paralajmërimi për Europën dhe po shohin mundësinë e reduktimit të impaktit në njerëz dhe ndërtesa.

Cunami janë një seri valësh që mund të shkaktohen nga tërmete në det, të cilat gjatë rrugës së tyre shkatërrojnë gjithçka, dhe mund të parashikohen vetëm pasi bie tërmeti. Rritja e nivelit të detit do të thotë se cunamit në të ardhmen do të kenë një impakt më të madh kur të ndodhin, si përmbytje në zonat e prekura.

Teksa vitet e fundit cunamit kanë ndodhur jashtë Europës, brigjet tona kanë përjetuar cunami në të shkuarën, sidomos në verilindje të Oqeanit Atlantik apo dhe në Detin Mesdhe. Studiuesit thonë se këto zona përballen me një rritje të nivelit të rrezikut, kjo edhe për prezencën e miliona turistëve dhe një infrastrukture kritike përgjatë brigjeve.

Për pasojë, shkencëtarët e projektit të BE-së, ASTARTE po ndihmojnë në ndërtimin e një sistemi paralajmërimi për cunami, për ët bërë një parashikim më të saktë kur Europa të kërcënohet vërtetë prej tij.

Profesoresha Maria Ana Baptista, e cika koordinon ASTARTE thotë: “Duam të jemi të aftë të shpëtojmë çdo jetë, që të kemi një pasojë zero. Cunamit janë një problem global, jo lokal, dhe shkencëtarët europianë duhet të jenë në vijen e frontit të studimeve”.

Sfida është se cunami mund të parashikohet vetëm pas një termeti në det, dhe nëse ndodh në zonat e Atlantikut Verior dhe Mesdheut, mund të parashikohet 10-30 minuta para se të godasë brigjet.

Studiuesit e ASTARTE po testojnë teknologji të shpejta të lëvizjes së dyshemesë së detit, për të na dhënë indicie se sa e prekur është një zonë e caktuar nga cunami.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275