INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesfushori i talentuar shqiptar zgjat kontratën me Atletico Madrid

Mesfushori i talentuar shqiptar zgjat kontratën me Atletico Madrid

Publikuar më: 09:09 23-06-2017

Keidi Bare dëshiron që të provojë shanset te skuadra e parë e Atleticos së Madridit.
E gjithë kjo pasi skuadrës së Diego Simeones i është bllokuar mundësia për të blerë futbollistë gjatë verës.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti i Atleticos dhe i Kombëtares U-21 bën me dije se ka nënshkruar një kontratë së fundmi me skuadrën spanjolle, por pas pushimeve do të vendosë përfundimisht të ardhmen.
Ai deklaron se ndihet pjesë e skuadrës së parë, pasi prej një viti stërvitet thuajse rregullisht me të, grumbullohet shumë shpesh si dhe pret që të ketë shansin të tregojë vlerat gjatë sezonit në vijim.
“Përafërsisht u bë gati një vit që unë jam pjesë e Atleticos, pra skuadrës së parë dhe vazhdimisht jam bërë pjesë e saj në grumbullime, në stërvitje apo kam qenë i pranishëm edhe në stol për disa takime, përveç debutimit në ndeshjen e Kupës. Gjithsesi, sa i përket lajmit për bllokimin e blerjeve, kam besim se kjo gjë më rrit disi shanset për të luajtur duke qenë se jam pjesë e skuadrës”.
“Dëshira ime është që të luaj dhe që të bëj gjithmonë më të mirën e mundshme. Se ku do ta shpreh këtë dëshirë, ende nuk e di dhe nuk mund ta them me siguri, megjithatë unë shpresoj që ta shpreh këtë dëshirë me Atleticon”.
“Po, vetëm se nuk mund të jap detaje. Grupi drejtues i skuadrës sheh të gjitha ndeshjet sepse unë sapo kam firmosur një kontratë të re me Atleticon dhe ata janë shumë të interesuar për paraqitjet e mia”.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127