Belgu me origjinë indoneziane, Radja Nainggolan është përfshirë në një aksident rrugor me Ferrarin e tij luksoz GtC 4.
Mesfushori më i ri i Interit, ishte duke udhëtuar nga Roma për në Milano, ku të hënën do t’i bashkohet Interit ditën e parë të grumbullimit parasezonal.
Aksidenti ndodhi vetëm 4 kilometra pasi kishte kaluar Arezzon, teksa një problem në gomën e Ferrarit, bëri që makina të humbë kontrollin dhe të përplaset me trafikndarësen e autostradës.
Asnjë problem për mesfushorin zikaltër, ndërsa Ferrari GtC 4 ka pësuar dëmtime në parakolp dhe pjesën anësore.