INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, këto 5 gjëra duan femrat të dëgjojnë prej jush. Do shpëtoni!

Meshkuj, këto 5 gjëra duan femrat të dëgjojnë prej jush. Do shpëtoni!

Publikuar më: 12:44 27-09-2017
Në këtë artikull, meshkujt duhet të informohen mbi gjërat që vërtetë femrat duan të dëgjojnë prej tyre.
Në këtë mënyrë, do shmangni shumë keqkuptime dhe nuk e bëni atë të mërzitet shpesh. Prandaj, nxitoni të merrni vesh se cilat gjëra duhet t’i thoni femrës që dashuroni:
1. Dil me shoqet për qejf
Edhe pse disa meshkuj, mund të jenë xhelozë, kur bëhet fjalë për të dalë partnerja pa atë. Mos u mërzisni, sepse në këtë mënyrë do fitoni më shumë respektin e saj. Secili ka nevojë për hapësirën e tij dhe shoqëria për këdo është e rëndësishme. Nëse qëndroni gjatë gjithë kohës së bashku, lidhja do bëhet monotone.
2. Pastroni diçka që partnerja nuk e duron dot
Bëjani qejfin duke i thënë se keni vendosur që ju ta pastroni rrëmujën që është në shtëpi. Nuk ka asgjë të keqë, që një mashkull të pastrojë vendin ku jetojnë, sidomos nëse femra nuk e duron dot rrëmujën dhe dëshiron pastërtinë.
3. Kam gruan më të bukur
Edhe ky kompliment do ja bëjë qejfin. Mos harroni t’ja përmendni këtë gjë, sa herë ju vjen mundësia pasi do e lumturoni partneren tuaj. Fjalët e ëmbla ndikojnë pozitivisht në marrënien në çift.
4. Bëj diçka që të pëlqen
Edhe pse shumicën e gjërave mund t’i bëni së bashku, thuajini edhe të shkojë të bëjë vetë diçka që i pëlqen.  Në këtë mënyrë do i tregoni se mendoni për lumturinë e saj.
5. Më mungon
Edhe juve që keni vite së bashku, mos harroni t’ja thoni partneres suaj këtë gjë. Nuk kanë rëndësi vitet, por dashuria juaj ndaj saj duhet të shtohet dhe mos të duket sikur ju ka kapur monotonia.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381